UEFA vendos përfundimisht për fatin e Prestiannit

Futboll

UEFA vendos përfundimisht për fatin e Prestiannit

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 16:48
Prestianni

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka konfirmuar vendimin për të refuzuar apelin e paraqitur nga Benfica në lidhje me pezullimin e lojtarit të ri argjentinas, Gianluca Prestianni.

Sipas konfirmimit zyrtar, pezullimi i përkohshëm mbetet në fuqi, çka do të thotë se Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sontme.

Talenti i ri nuk do të paraqitet në përballjen ndaj Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Vendimi i UEFA-s është përfundimtar për këtë ndeshje, ndërsa mbetet të shihet nëse Benfica do të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat