Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

Futboll

Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

Më: 4 mars 2026 Në ora: 18:01
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Pas suksesit të rëndësishëm në transfertë ndaj Malit të Zi, Kombëtarja shqiptare e vajzave është rikthyer sot në fushë për të nisur përgatitjet në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese për Botërorin 2027, ndaj Çekisë.

Futbollistet që u aktivizuan në takimin e djeshëm qëndruan pushim nga puna me grupin, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të rregullt stërvitore.

E gjithë skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe nesër i gjithë grupi do të jetë i plotë në stërvitje në vijim të përgatitjeve për sfidën e radhës.

Ndeshja Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027, do të luhet të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF Tv..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat