Asllani titullar dhe më shumë se 30 minuta me një lojtar më tepër, por Besiktas nuk ia del

Futboll

Asllani titullar dhe më shumë se 30 minuta me një lojtar më tepër, por Besiktas nuk ia del

Më: 7 mars 2026 Në ora: 20:29
Galatasaray

Supersfida e Stambollit, Besiktas-Galatasaray, është mbyllur 0-1 për miqtë, e vlefshme për javën e 25-të të Superligës turke.

Kristjan Asllani e nisi si titullar këtë takim dhe luajti për 72 minuta, por pa ndihmuar dot ekipin të shpëtojë nga humbja. Asnjë minutë sot për Milot Rashicën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një krosimi perfekt të Leroy Sane ishte i zakonshmi Victor Osimhen që shënoi me kokë. Goli i 11-të për nigerianin në kampionat dhe i 18-ti në të gjitha garat këtë sezon.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Galatasaray-in. Nga minuta e 62-të e deri në fund, miqtë luajtën me një lojtar më pak pas ndërhyrjes aspak normale të Leroy Sane ndaj kundërshtarit.

Në pjesën e parë, sulmuesi gjerman bëri të njëjtën gjë ndaj Kristjan Asllanit dhe u ndëshkua me karton të verdhë, por këtë herë pasi pa edhe pamjet në ekran, arbitri nuk e fali më.

Sigurisht që nuk munguan kartonët e shumtë të verdhë në këtë takim, mëse normale kur ka përballje të tilla. 3 kartonë të verdhë për vendasit dhe 6 për miqtë.

Galatasaray fiton 0-1 dhe mban vendin e parë me 61 pikë, 7 pikë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Besiktas mban vendin e 4-të me 46 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat