Kosova zhvillon stërvitjen e dytë, optimizëm para sfidës me Sllovakinë

Futboll

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë, optimizëm para sfidës me Sllovakinë

Më: 24 mars 2026 Në ora: 17:28
Pamje

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të martën ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Sllovakia dhe Kosova do të ballafaqohen të enjten mbrëma në Bratislavë.

Atmosfera në stërvitje ka qenë sërish shumë pozitive, me futbollistët që kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë zbatuar me disiplinë detyrat taktike të përzgjedhësit Franco Foda.

Stërvitja e fundit para përballjes me Sllovakinë do të zhvillohet nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas ekipi udhëton drejt Bratislavës, ku të enjten zhvillohet ndeshja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat