Musiala rikthehet në stërvitje!

Futboll

Musiala rikthehet në stërvitje!

Më: 26 mars 2026 Në ora: 15:20
Jamal Musiala

Jamal Musiala i është rikthyer stërvitjeve në fushë, duke dhënë një sinjal pozitiv për rikuperimin e tij pas problemeve me lëndimin.

Mesfushori ofensiv i Bayern Munichut u stërvit të enjten për herë të parë në fushë që prej momentit kur ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës së majtë, një shqetësim që e kishte pësuar gjatë verës.

23-vjeçari zhvilloi një seancë individuale me topin në qendrën stërvitore të klubit në “Sabener Strasse”, ku u fokusua në ushtrime të kontrolluara për të testuar gjendjen fizike dhe reagimin e kyçit të dëmtuar.

Stafi mjekësor i Bayern po e ndjek nga afër progresin e tij, ndërsa pritet që në ditët në vijim të vendoset për fazat e ardhshme të rikuperimit dhe eventualisht rikthimin në stërvitje të plota me ekipin./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat