‘ESPN’ parashikon Kosovën në Botërorin 2026

Futboll

‘ESPN’ parashikon Kosovën në Botërorin 2026

Më: 31 mars 2026 Në ora: 17:00
Kosova

Rrejti i madh mediatik amerikan “ESPN” ashtu siç bën në takime të rëndësishme ka parashikuar fituesit e katër çifteve të play-off të zonës së UEFA-s.

Në këtë parashikim “ESPN” vlerëson se faktori fushë do të ketë mjaft ndikim në ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.

“Ekipi i Franco Fodës është i ri, i guximshëm, i shpejtë dhe energjik; i mbushur me talente që kanë kapacitetin për të tronditur Turqinë.

Turqia, pasi fitoi dy përballjet e mëparshme midis dy ekipeve, konsiderohet favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i së martës në Prishtinë do të jetë plot emocione dhe një atmosferë pasionante mund ta ndryshojë peshoren në favor të Kosovës”, argumenton “ESPN”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat