Xherdan Shaqiri i kthehet golave 

Futboll

Xherdan Shaqiri i kthehet golave 

Nga: K.G. Më: 4 prill 2026 Në ora: 23:17
Xherdan Shaqiri

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, i kthehet golave në Kampionatin e Zvicrës.

Shaqiri ka treguar lojë të mirë duke kontribuar në barazimin (3:3) e Baselit ndaj Young Boysit, në takimin e javës së 32-të.

Shaqiri në minutën e 41-të shënoi për 2:1.

Ai futet brena 16-shit e me goditje të fortë realizoi gol të bukur. 

Shaqiri dhe Albian Ajeti u larguan nga fusha në minutën e 74-tw.

Shaqiri deri me tash ka shënuar 11 gola e 10 asistime në 30 paraqitje në Superligë.

Për mysafirët shënuan Fernandes 27', Daniliuc 64' – nga penalltia e Colley 90' dhe për Baselin Lauper 36' – nga penalltia, Shaqiri 41' e Traore 68'.

Baseli është në vend të katërt me 53 pikë, ka 6 më shumë se Young Boys që gjendet një vend më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat