Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi

Futboll

Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi

Më: 8 prill 2026 Në ora: 17:40
Shqipëria

Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi, skuadra gati për sfidën!

Shqipëria U-19 e vajzave është gati për sfidën e nesërme ndaj Malit të Zi.

Shqipëria do të zbresë në fushë nesër në orën 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit”, për ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike, ndërsa trajnerja Daniela Kodra do të ketë në dispozicion të gjitha lojtaret e grumbulluara.

Takimi Shqipëri – Mali i Zi do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 15:00 dhe do të transmetohet në FSHF Tv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat