Ja si vlerësohen Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Futboll

Ja si vlerësohen Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Më: 17 prill 2026 Në ora: 22:07
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë marrë vlerësime të larta në futbollin zviceran për paraqitjet e tyre gjatë vitit 2025.

Xherdan Shaqiri është shpallur “Lojtari i Vitit në Superligën Zvicerane” pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Baselin, ku u rikthye në formë të lartë dhe pati ndikim vendimtar në suksesin e ekipit të tij.

Ai shënoi 13 gola dhe regjistroi 13 asistime në vetëm 20 ndeshje, duke u dalluar si një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit me cilësinë dhe kreativitetin e tij.

Ndërkohë, Granit Xhaka është shpallur “Lojtari i Vitit i Ekipit Kombëtar të Zvicrës” për herë të katërt radhazi.

Si kapiten, ai vazhdoi të jetë lider i padiskutueshëm i kombëtares dhe një figurë kyçe në stabilitetin dhe paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat