Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin

Futboll

Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin

Më: 18 prill 2026 Në ora: 18:02
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer te Liverpooli dhe interesimin nga Real Madridi, pasi është i fokusuar në një projekt afatgjatë me kombëtaren e Gjermanisë.

Sipas “Diario AS”, ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtori i grupit Red Bull, nuk po e konsideron një rikthim të menjëhershëm në menaxhimin e klubeve.

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme që e lidhin me Real Madridin gjatë dekadës së fundit, Klopp nuk ka plane për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë, ndërsa edhe vetë klubi nuk po e ndjek aktivisht.

Ai gjithashtu nuk është i interesuar të rikthehet te Liverpooli në këtë fazë.

Klopp ndihet rehat në rolin e tij aktual dhe jetën në Mallorca, ndërsa synon si objektiv të madh të ardhshëm drejtimin e kombëtares së Gjermanisë pas Kupës së Botës 2026, në varësi të të ardhmes së Julian Nagelsmann.

Raporti e bën të qartë se e ardhmja e Klopp nuk lidhet me Real Madridin apo Liverpoolin për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat