Dinamo “mesazh” Arbër Hoxhës

Futboll

Dinamo “mesazh” Arbër Hoxhës

Më: 19 prill 2026 Në ora: 11:32
Arbër Hoxha

Dinamo e Zagrebit barazoi ditën e sotme në shtëpi përballë Rijekës, me shifrat 2-2.

Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Arbër Hoxha, i cili fitoi penalltinë, që solli golin e barazimit për Dinamon në minutën e 86-të.

Por kjo ndeshje ishte tepër e veçantë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Hoxha ka luajtur ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Dinamo Zagrebit, duke hyrë në historinë e klubit kroat.

Kujtojmë që 27-vjeçari u bashkua me kryeqytatasit e Kroacisë në janarin e vitit 2024. Deri më tani, Hoxha ka shënuar me Dinamon 11 gola, por edhe ka asistuar në 14 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat