Ankth për dy futbollistë shqiptarë

Futboll

Ankth për dy futbollistë shqiptarë

Më: 22 prill 2026 Në ora: 19:09
Pamje

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë.

Ndërsa po kryenin nxemjen para sfidës Metalist 1925-Çernihiv, sirenat e alarmit u dëgjuan.

Pamjet tregojnë momentin e ankthit në Zhitomir. Lojtarët dhe stafet në fushë, bashkë me tifozët, u detyruan të largohen menjëherë. Gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e programuar për në orën 17:00, u shty.

Më pas u njoftua se takimi do të fillojë në orën 20:10.

Kujtojmë se pjesë e Metalistit janë edhe Itodo Mandela me Kristian Mba. Metalist 1925 është edhe klubi që ka investuar te lojtarët nga kampionati shqiptar në dy vitet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat