Serie A ‘përmbyset’ nga tenisi

Futboll

Serie A ‘përmbyset’ nga tenisi

Më: 30 prill 2026 Në ora: 17:21
Pamje

Programi i ndeshjeve të javës së 37-të në Serie A, që lidhen me garën për zonën evropiane, mund të ndryshojë ndjeshëm… për shkak të tenisit.

E diela e 17 majit nuk do të jetë një datë e zakonshme për sportin italian, pasi në Foro Foro në Romë do të zhvillohet finalja e ‘Internazionali d'Italia’, turne që vitin e kaluar vuri përballë Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz.

Vetëm pak metra më tej, ‘Stadio Olimpico’ do të jetë gati për një tjetër përballje të zjarrtë, kësaj here në futboll: derbin Roma–Lazio. Kjo sfidë pritet të spostohet në orën 12:30, siç ka paralajmëruar presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli.

“Do të përpiqemi të shmangim mbivendosjen me finalen e turneut të tenisit. Në mbrëmje nuk është e mundur, as pasdite, pasi luhet finalja, ndaj mbetet ora 12:30 dhe besoj se kjo do të jetë zgjedhja”, u shpreh ai.

Duke qenë se bëhet fjalë për javën e parafundit të kampionatit dhe rregullorja kërkon zhvillimin në të njëjtën kohë të ndeshjeve mes skuadrave me objektiva të njëjtë, jo vetëm derbi i Romës do të luhet në mesditë. Me shumë gjasa, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me përballjet e Comos dhe Atalantës, që presin respektivisht Parmën dhe Bologna-n.

Në këtë skenar mund të përfshihet edhe Juventusi, që pret Fiorentinën, si dhe sfidat Genoa–Milan dhe Pisa–Napoli, nëse këto skuadra nuk e kanë siguruar ende kualifikimin në UEFA Champions League.

Në total, deri në gjashtë ndeshje nga dhjetë mund të ndryshojnë orarin për shkak të tenisit. Programin e plotë e plotësojnë përballje si Cagliari–Torino, festa e mundshme e titullit për Interin ndaj Verona, si dhe duelet për mbijetesë si Sassuolo–Lecce dhe Udinese–Cremonese.

Në total, deri në gjashtë ndeshje nga dhjetë mund të ndryshojnë orarin për shkak të tenisit. Programin e plotë e plotësojnë përballje si Cagliari–Torino, festa e mundshme e titullit për Interin ndaj Verona, si dhe duelet për mbijetesë si Sassuolo–Lecce dhe Udinese–Cremonese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat