Oltijon Kërnaja largohet 3 ndeshje para fundit

Futboll

Oltijon Kërnaja largohet 3 ndeshje para fundit

Më: 30 prill 2026 Në ora: 17:32
Oltijon Kërnaja

Oltijon Kërnaja është shkarkuar nga posti i trajnerit që mbante te Partizani.

Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit duke e lënë jashtë “Final Four”, kanë detyruar drejtuesit e klubit të kuq të marrin këtë vendim 3 ndeshje para fundit të kampionatit.

Kujtojmë se 37-vjeçari u ul në stolin e Partizanit si trajner i parë, në tetorin që lamë pas.

Ai i ka drejtuar “Demat e Kuq” në 28 ndeshje, duke fituar 13, humbur 8 dhe barazuar në 7 të tjera.

Ndërkohë që renditja aktuale e Partizanit është vendi i pestë me 45 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.

Ndër të tjera, klubi i kuq ka njoftuar se stafi teknik dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi do të marrin në dorë “frerët” e ekipit deri në fund të sezonit. Partizani gjithashti i uron suksese në të ardhmen teknikut tropojan, Oltijon Kërnaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat