Guardiola: Lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit

Futboll

Guardiola: Lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit

Më: 2 maj 2026 Në ora: 15:01
Pamje nga ndeshja

Xhon Stons do largohet nga Mançester Siti pas 10 vitesh.

Mbrojtësi 31-vjeçar anglez njoftoi këtë javë se do të tërhiqet në fund të sezonit, pas gjashtë titujve të Premier Ligës dhe titullit të parë të klubit në Ligën e Kampioneve kundër Interit.

Trajneri i tij, Pep Guardiola deklaroi se: “Ai ishte padyshim lojtari më i mirë në finalen e Stambollit kundër Interit. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai është një person i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës.

Ai ishte një nga nënshkrimet e mia të para, ka një personalitet të shkëlqyer dhe tani që ndihet në formë të mirë, shpresoj se mund të rifitojë ritmin fizik për të qenë gati. Ai është një person i jashtëzakonshëm, në çdo mënyrë”, përfundoi spanjolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat