Mesfushori nigerian “nderon” Ilir Dajën

Futboll

Mesfushori nigerian “nderon” Ilir Dajën

Më: 2 maj 2026 Në ora: 19:28
Dinamo - Egnatia

Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-0.

Protagonist absolut në këtë supersfidë, ishte mesfushori dinamovit, Malomo.

Ky i fundit ishte autori i dy golave, në minutën e 15-të dhe në atë të 20-të, duke “marrë për dore” ekipin.

Kështu, Dinamo konsolidon pozitën në vendin e katërt, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve, 3 më shumë se Partizani. Në krahun tjetër me 54 pikë, Egnatia mbetet në vendin e 3-të.

Dinamo 2 – 0 Egnatia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat