Lautaro Martinez nuk e fshehu emocionin pas fitimit të titullit të tretë me Interin, duke theksuar sakrificat dhe punën e madhe të skuadrës.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ndaj Parmës, kapiteni argjentinas deklaroi:
“Ajo që thashë në Kupën e Botës për Klube ishte pikërisht ajo që ndjeja në atë moment. Pashë gjëra që nuk më pëlqyen dhe i thashë, nuk ishte aspak diçka e planifikuar.
Sot ka vetëm lumturi, është i gjithë shpërblimi i punës së bërë.
Kemi vuajtur shumë, nuk ishte e lehtë të rinisnim pas sezonit të kaluar, i cili ishte shumë i vështirë sepse humbëm gjithçka.
Ndoshta në fillim nuk na konsideronin aq favoritë, por ne punuam jashtëzakonisht shumë dhe arritëm të bëjmë diçka të rëndësishme.
A luajmë futboll ofensiv? Sigurisht që po. Prej shumë vitesh po bëjmë një punë të rëndësishme, kemi arritur në dy finale të Champions League.
Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kur fiton, duhet të vazhdosh të fitosh.
Në një kampionat kaq të ekuilibruar si ky, ne arritëm të bëjmë sprintin final në mënyrën e duhur dhe të merituar. Grupi ishte gjëja më e rëndësishme.
Për Kristian Kivu: “Ai solli energji të reja, entuziazëm. Edhe me Inzagin kemi kaluar katër vite mbresëlënëse, por këtë sezon ndoshta kishim nevojë për një ndryshim atmosfere, sepse kështu ishte shkruar.
Pas asaj finaleje erdhi trajneri dhe na dha energji të reja; brenda grupit riktheu buzëqeshjen tek të gjithë, edhe në stërvitje.
Hapësirë në muzeun e trofeve? Hapësira gjendet gjithmonë. Kur fiton, gjëja më e rëndësishme është të dëshirosh të vazhdosh të fitosh. Ky është mentaliteti im dhe ky është mentaliteti i Interit. Jam i lumtur dhe krenar që vesh këtë fanellë”, përfundoi Lautaro.