Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël

Futboll

Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël

Më: 5 maj 2026 Në ora: 16:50
Ndeshejt

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të programuara në të njëjtën orë, 16:00.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë Vllazninë.

Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione, pasi të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren. 

Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen me Partizanin. Të dy ekipet synojnë rikthimin te fitorja. 

Në Vlorë do të luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Teutës, ku të dy skuadrat futen në fushë vetëm për tre pikët. Këtë takim mund ta ndiqni në RTSH Shqip.

Në RTSH 2 mund të ndiqni ndeshjen Bylis-Elbasani, ndërsa në RTSH 24 takimin Dinamo-Vora..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat