Sezoni i kupave evropiane po shkon drejt fundit dhe bashkë me të po intensifikohet edhe një nga garat më interesante jashtë fushës, beteja për vendin e pestë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s për sezonin e ardhshëm.
Sipas llogaritjeve aktuale, Anglia është e sigurt për një vend të pestë, përforcuar akoma dhe më shumë me kualifikimin e Arsenalit në finale, ndërsa gara për vendin tjetër mbetet e hapur mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Iberikët janë më të favorizuar në këtë pikë të sezonit, edhe pse kryqëzojnë gishtat për një dështim të Bayern Munich në rrugëtimin e tyre në Champions.
Renditja e UEFA-s bazohet në rezultatet e arritura nga klubet e 10 vendeve më të mira evropiane gjatë pesë sezoneve të fundit, përfshirë edhe atë aktual.
Pikët grumbullohen në bazë të fitoreve, barazimeve, humbjeve dhe avancimit në fazat e kompeticioneve.
Një element i rëndësishëm në këtë përllogaritje është edhe numri i skuadrave pjesëmarrëse për secilën federatë, pasi totali i pikëve pjesëtohet me këtë numër.
Në rast të një suksesi të Londinezëve në Champions League, Aston Villas ose Nottingham Forest në Europa League, por edhe Crystal Palace Conference League, Premier League do të kishte 6 skuadra në Champions League dhe një total prej 10 ekipesh në Kupat e Europës.
Gjithsesi, një pengesë në këtë arritje do të ishte kushti që Aston Villa të mos pozicionohej në 4 vendet e para të kampionatit, objektiv që ekziston të arrihet matematikisht.
Megjithatë, me fundin e sezonit që po afron, çdo ndeshje dhe çdo pikë mund të jetë vendimtare në këtë garë të heshtur, por jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.