Në Milano po mbyllet një cikël i rëndësishëm për Interin.
Disa nga kolonat kryesore të skuadrës së viteve të fundit pritet të thonë lamtumirë në fund të sezonit, pas një periudhe të mbushur me trofe, emocione dhe sfida të mëdha në Itali dhe në Evropë.
Portieri Yann Sommer ka qenë një nga pikat e sigurta të zikaltërve
. Pas një sezoni të shkëlqyer një vit më parë, ai u gradua titullar edhe këtë vit.
Në 32 ndeshje ai e mbajti portën të paprekur në 15 prej tyre.
Megjithatë, mosha dhe ritmi i lartë i garave kanë sjellë edhe disa luhatje këtë sezon.
Në mbrojtje, Francesco Acerbi pritet të mbyllë aventurën e tij në San Siro. Edhe pse ka luajtur më pak këtë vit, ai ka mbetur gjithmonë i besueshëm dhe ka lënë gjurmë me gola vendimtarë dhe paraqitje të forta në ndeshje të mëdha.
Edhe Stefan de Vrij është drejt fundit të një kapitulli të gjatë me Interin, që nisi në vitin 2018. Me tre tituj kampion, kupa dhe dy finale të Champions League, holandezi largohet si një nga mbrojtësit më të suksesshëm të dekadës së fundit në klub.
Matteo Darmian, i dëmtuar shpesh këtë sezon, ka dhënë gjithashtu kontribut të rëndësishëm si lojtar polivalent.
Në mesfushë, Henrikh Mkhitaryan, pavarësisht moshës së tij, ka vazhduar të jetë vendimtar me mbi 30 paraqitje këtë sezon, edhe pse e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.
Ndërkohë, Davide Frattesi pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, me disa klube nga Serie A dhe Premier League që e ndjekin nga afër, ashtu si edhe Alessandro Bastoni, për të cilin ka interes konkret nga Barcelona, por për momentin pa hapa zyrtarë nga lojtari drejt largimit.
Skuadra përgatitet kështu për një verë ndryshimesh të madhe, ku një epokë e suksesshme duket se po i afrohet fundit.