Crystal Palace eliminon Shakhtarin, prek finalen e madhe

Futboll

Crystal Palace eliminon Shakhtarin, prek finalen e madhe

Nga: K.G. Më: 7 maj 2026 Në ora: 22:54
Skuadra angleze Crystal Palace

Skuadra angleze Crystal Palace ashtu siç pritej, është kualifikuar në finalen e Conference League në futboll.

Skuadra angleze u tregua “kockë e fortë” edhe në takimin e kthimit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Shakhtar Donetsk-in nga Ukraina, në takimin e zhvilluar në Londër. 

Crystal Palace e fitoi edhe takimin e parë me rezultat 3:1, kësisoj prek finalen e madhe.

Për Crystal Palacen shënuan Henrique (25' - autogol), Sarr (52') dhe për mysafirët realizoi Eguinaldo (34').

Skuadra ukrainase përshëndet nga garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat