Ylli i Bayernit mbyll sezonin para kohe

Futboll

Ylli i Bayernit mbyll sezonin para kohe

Më: 9 maj 2026 Në ora: 17:13
Alfonso Dejvis

Sezoni i Alfonso Dejvis me Bayernin ka përfunduar para kohe. Sipas klubit bavarez, mbrojtësi i majtë do të mungoj për “disa javë”, çka do të ndikoj edhe në përgatitjet e tij për Kupën e Botës.

Në konferencën për shtyp të mëngjesit, deklaratat e Kompanisë dukeshin pothuajse “shpresëdhënëse”. Trajneri i Bajernit konfirmoi se Dejvis do të mungoj në ndeshjen ndaj Volfsburgut.

“Imazhet do të tregojnë sa kohë do të mun- goj realisht,” tha Kompani, pa dhënë më shumë detaje mbi dëmtimin. Kjo u konfirmua pas ekzaminimeve më të detajuara të kryera nga stafi mjekësor i klubit.

Sipas Bajernit, kanadezi do të qëndroj jashtë fushave për “disa javë”. Kjo do të thotë se Dejvis ka shumë gjasa të humbas jo vetëm ndeshjen kundër Volfsburgut, por edhe përballjen e fundit të Bundesligës ndaj Këlnit, si dhe finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Shtutgartit më 23 maj.

Dejvis ishte i vetmi lojtar i Bajernit që doli nga formacioni titullar pas ndeshjes spektakolare në Paris, me Konrad Laimer që mori ven- din e tij.

Ky dëmtim muskulor pritet gjithashtu të zbeh entuziazmin e tij për një nga momen- tet më të mëdha të karrierës, Kupën e Botës. Dejvis, së bashku me Kanadanë organizatore,
synon të jetë një nga liderët e ekipit në Botëror, por mbetet pyetja nëse trupi i tij do ta lejoj këtë.

Dy dëmtime muskulore gjatë sezonit 2024/25 u pasuan nga këputja e shumëpër- folur e ligamentit. Edhe këtë sezon ai është përballur sërish me probleme fizike, përfshirë një tjetër dëmtim muskulor dhe tendosje të kofshës.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Alfonso dhe po bashkëpunojmë me stafin mjekësor të Bajernit pas këtij problemi të fundit,” shkroi federata kanadeze.

“Fokusi ynë është ta mbështesim rikuperimin e tij dhe t’i ofrojmë të gjitha resurset e mundshme, përfshirë ekspertë të specializuar për dëmtimet muskulore, në mënyrë që të rikthehet në formën më të mirë para Kupës së Botës.” Kanadaja, do të përballet në Grupin B me Bosnje-Hercegovinën, Zvicrën dhe Katarin. Kanadezët besojnë se kanë shanse reale për të kaluar fazën e grupeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat