Dinamo tronditet në finish në Mitrovicë

Futboll

Dinamo tronditet në finish në Mitrovicë

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2026 Në ora: 18:04
Trepça

Dinamo e Ferizajt është kthyer duarbosh nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Trepça '89 triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Dinamos, në ndeshjen e javës së 32-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Në minutën e 60-të, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari e përjashtoi futbollistin e Dinamos, Daniel Tette, për sjellje josportive, pasi goditi me grusht në fytyrë një lojtar vendas.

Milazim Bajraktari realizoi një gol të bukur në minutën e 88-të, duke shënuar nga rreth 17 metra në këndin e djathtë dhe tronditur mysafirët.

Në minutën e 90+5, Egzon Qerimi vulosi takimin për rezultatin përfundimtar 2:0.

Dinamo bie në vend tnë dytë të tabelës me 68 pikë, ndërsa Trepça '89 renditet në vendin e gjashtë me 64 pikë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat