Sopoti rikthehet në Kategorinë e Parë,

Futboll

Sopoti rikthehet në Kategorinë e Parë,

Më: 10 maj 2026 Në ora: 12:10
Sopoti

Një arritje e shumëpritur është bërë realitet për KF Sopoti, që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë pas një sezoni të mbushur me sakrifica, punë dhe përkushtim.

Kryetari i Bashkisë së Librazhd, Mariglen Disha, përgëzon ekipin për suksesin e merituar.

”Një sukses i merituar pas shumë sakrifice, pune dhe përkushtimi nga futbollistët, stafi drejtues dhe tifozët e mrekullueshëm që nuk reshtën kurrë së besuari.

Fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi”,-shkruan Disha.

Ngjitja e KF Sopoti në Kategorinë e Parë shihet si një moment krenarie për sportin dhe qytetin, ndërsa pritshmëritë për sezonin e ri janë të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat