Në Novigrad, në kuadër të ditës së parë të simpoziumit, u shfaq premiera e dokumentarit të Sabahudin Topalbeçiroviq – “Çiro – Një histori e pa treguar”.
"Dokumentari ndjek karrierën e Miroslav Blazheviqit nga fëmijëria në Travnik deri te angazhimet e tij të fundit si trajner në Sllobodë të Tuzllës dhe në Zarë", - ka shkruar media kroate “Veçernj List”.
“Isha rritur në kushte të vështira në Travnik. Ishte koha e Luftës së Dytë Botërore.
Nuk kishte çfarë të hahej, ndodhën tragjedi familjare dhe unë fillova të punoj në moshën 17-vjeçare.
Shpëtimi im ishte futbolli. Isha i talentuar, prandaj shkova në Dinamo, pastaj luajta për Lokomotivën dhe më pas në Sarajevë, ku luaja me fanellën ngjyrë bordo,” ka thënë Çiro në dokumentar.
“Kur isha selektor i Bosnje dhe Hercegovinës, një mëngjes më zgjoi në orën shtatë dhe më tha të shkoja urgjent në hotel dhe të blija një buqetë me lule.
Nuk kuptoja asgjë. Kur shkova me lulet, shkuam në një adresë ku më tha ta telefonoja pas shtatë minutash.
Po lexoja gazetat kur pas tre minutash erdhi Çiro. Më tregoi se kishte gjetur adresën e një vajze në të cilën kishte qenë i dashuruar në fund të viteve te 50-ta dhe donte ta befasonte me lule.
Por kur ajo hapi derën, u ndje shumë keq, sepse ajo grua ishte në karrocë invalidore – kishte humbur të dy këmbët në luftë”.
Bllazheviqi gjatë dokumentarit kishte treguar se dy herë e kishte refuzuar presidentim kroat Franjo Tugjman.
“Dy herë e kam refuzuar. Herën e parë më tha se djali im duhet të shkonte në Luftën e Atdheut si nipërit e tij.
Nuk pranova. Herën e dytë më kërkoi me këmbëngulje që ta merrja Igor Cvitanoviqin në Kampionatin Botëror në Francë. I thashë presidentit: ose Igor, ose autoriteti im në tavolinë.
Ai vetëm ma mbylli telefonin, dhe Igor nuk shkoi në Botëror.
Edhe pse, po të shkonte, do të ishim kampionë bote”, - ka thënë Çiro.
Për ardhjen në Zvicër, në klubin Vevey, të cilin e ngjiti nga liga e tretë në të parën, tha:
“Erdha me diplomë mësuesi.
Ata nuk e kanë fjalën ‘mësues’, por ‘profesor’, dhe ashtu më pritën. Më pyetën nëse flas frëngjisht, anglisht apo gjermanisht.
Thashë se nuk flas asnjërën, dhe më thanë: ‘Profesor, ja ku e ke fshesën”
“Isha trajner i Grasshoppers.
Pas titullit kisha edhe një vit kontratë.
Një ditë në Cyrih erdhën tre persona dhe më thanë:
‘Ne kemi ardhur për ty, duam të jesh trajner i Prishtinës (mars, viti 1985.
Kemi dhënë besë që do të vish.’ E dija shumë mirë çfarë është besa.
Shkova te presidenti im dhe i thashë që dua të largohem.
Askush nuk më njihte në Cyrih. U thashë: po dal në rrugë dhe do ta shihni që askush nuk më përshëndet.
Dhe ashtu ishte.
Në Prishtinë, në orën tre të mëngjesit, më pritën 3000 veta me shalle të bardhë!
Të gjithë me shalle të bardha rreth qafës.
Mendoj me vete, ndonjë klub duhet të jetë i pasur kur tifozët kanë shalle të shtrenjta.
Kur u afrova, nuk ishin shalle, por çarçafë të bardhë të grisur, që në fakt ishin çarçafë të grisur”, ka treguar Çiro.
Ai nuk fsheh se sukseset më të mëdha të karrierës së tij janë titulli me Dinamon në vitin 1982 dhe medaljen e bronztë botëror me Kroacinë në vitin 1998. Ka drejtuar shumë klube dhe kombëtare.
“Nuk e fsheh, në Kinë shkova vetëm për para. Dikush thotë se shëndeti është më i rëndësishmi”, ka thënë Çiro.