Zbulohet se cili ishte ‘spiuni’ në zhveshtoren e Realit

Futboll

Zbulohet se cili ishte ‘spiuni’ në zhveshtoren e Realit

Më: 12 maj 2026 Në ora: 19:04
Real

Nëse lajmi kryesor javën e kaluar te Real Madridi ishte përplasja mes Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, trajneri Alvaro Arbeloa ishte më shumë i shqetësuar për personin që zbuloi historinë në media.

Brenda pak orësh nga incidenti në qendrën stërvitore të Real Madridit, detajet e ngjarjes u përhapën në mediat ndërkombëtare.

Pas incidentit, Arbeloa u përpoq të mbyllte çështjen me Tchouamenin dhe Valverden, duke theksuar se të dy lojtarët ishin disiplinuar nga klubi dhe kishin kërkuar falje për sjelljen e tyre.

Megjithatë, ai u shpreh i zhgënjyer nga personi që nxori informacionet jashtë klubit, duke e cilësuar si “mosbesnikëri ndaj klubit” dhe “tradhti”.

Sipas raportimeve të “ED”, Arbeloa dyshonte se mesfushori Dani Ceballos ishte personi pas rrjedhjes së informacionit.

Tani mediumi pretendon se 29-vjeçari ka folur me persona jashtë klubit, përfshirë miq dhe të njohur, duke treguar detaje të incidentit.

Ceballos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Mesfushori është lodhur nga mungesa e hapësirave në ekip, ndërsa klubi nuk është i kënaqur me kontributin e tij.

Spanjolli ishte pranë transferimit tek Olympique de Marseille verën e kaluar, por u tërhoq në momentet e fundit. Kohët e fundit ai është lidhur edhe me një kalim tek Ajaxi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat