José Mourinho ka thënë të vetën mbi konfliktin Arbeloa-Mbappé.
Trajneri portugez, i cili është shumë pranë rikthimit në stolin madrilen ka mbajtur krahun e trajnerit.
“Jam i trishtuar për Arbeloa-n pasi kam punuar me atë dhe ka dhënë shpirtin dhe jetën e tij për Real-in.
Tani që është trajner i Real-it lidhja jonë është edhe më e fortë.
Dua që gjithçka të shkojë mirë për atë.
Të jesh lojtar është gjithmonë më lehtë se të jesh trajner. Por dje ata fituan dhe për këtë motiv jam i lumtur për Arbeloa-n”, tha José Mourinho.