Shkëndija e Haraçinës e pret Novacin

Futboll

Shkëndija e Haraçinës e pret Novacin

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2026 Në ora: 12:10
Shkëndija e Haraçinës

Sot, duke filluar nga ora 16:30, zhvillohen të gjitha tetë ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Është java parafundit e këtij sezoni, ku disa gjëra sa i përket luftës për kreun e tabelës pritet të bëhen më të qarta.

Pikërisht për këtë arsye, të gjitha sytë këtë pasdite do të jenë të drejtuar nga stadiumi “Nikola Mantov” në Koçan, ku Osogova vendase, që këtë sezon po luan shkëlqyeshëm, pret Bregallnicën.

Bregallnica ka 65 pikë, po aq sa Shkupi, por me bilanc më të mirë në përballjet direkte.

Nuk ka dilema se “piratët” janë favoritë kundër Gorno Konjarit. Shkëndija e Haraçinës ka 63 pikë dhe luan në shtëpi kundër Novacit, ndërsa Ohri ka një transfertë të vështirë te Detoniti.

Çiftet e javës së 29-të – sot (16:30):
Bellasica – Sasa
Detonit – Ohri
G. Konjari – Skopje

Kozhuv – Teteksi
Osogova – Bregallnica
Pobeda – Vardari (N)
Shkëndija (H) – Novaci
Slloga (V) – Prespa

Tabela
Bregallnica – 65 pikë
Skopje– 65
Shkëndija (H) – 63
Ohri – 62
Osogova – 53
Bellasica – 52
Novaci – 50
Detonit – 49
Kozhuv – 40
Teteksi – 36
Sasa – 36
Vardari – 19
Prespa – 15
Slloga (V) – 12
Pobeda – 11
G. Konjari – 7 pikë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat