Beci mesazh mbështetës për Vllazninë para “Final Four”

Futboll

Beci mesazh mbështetës për Vllazninë para “Final Four”

Më: 16 maj 2026 Në ora: 15:28
Vllaznia

Në prag të nisjes së fazës vendimtare të kampionatit, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Becu ka përcjellë një mesazh mbështetës për Vllazninë, teksa kuqeblutë nisin sonte rrugëtimin në “Final 4”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për skuadrën dhe gjithë qytetin, duke shprehur besimin tek futbollistët në përballjen e parë ndaj Dinamo City në stadiumin Air Albania Stadium.

“Sot nis rrugëtimi përfundimtar i Vllaznisë në ‘Final 4’.

Tre sfida vendimtare drejt ëndrrës për titullin kampion dhe beteja e parë luhet përballë Dinamos në ‘Air Albania’.

Sytë dhe zemra e gjithë Shkodrës janë me kuqeblutë në këtë moment të rëndësishëm. Besim, forcë dhe krenari për fanellën që përfaqëson qytetin tonë. Forca djema!”, shkruan kryebashkiaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat