Vora ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin

Futboll

Vora ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin

Më: 16 maj 2026 Në ora: 20:32
Vora

Enis Fazlagiç nuk do të jetë më pjesë e Vorës.

Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Vora e ka falenderuar Fazlagiçin, për kontributin e dhënë me fanellën e bluve. 26-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, u aktivizua 25 ndeshje me fanellën e Vorës në Superiore,.

Ka marrë në total 1474 minuta, ku regjistroi 1 asist. Ndërkohë ai luajti edhe 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ku shënoi 2 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat