Racing kthehet në La Liga

Futboll

Racing kthehet në La Liga

Më: 16 maj 2026 Në ora: 21:33
Racing Club de Santander

Racing Club de Santander do të rikthehet në La Liga sezonin e ardhshëm.

Fitorja e thellë 4-1 ndaj Real Valladolidit, ishte ajo çka i duhej skuadrës spanjolle për të arritur këtë gjë.

Golat u realizuan nga Villalibre, Andres Martin (2 gola) dhe Suleiman Camara.

Racing, herën e fundit që luajti në La Liga ishte sezoni 2011/12, ku nuk arritën të kthehen më që nga ajo kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat