Sparta Praga fiton, Rrahmani asiston

Futboll

Sparta Praga fiton, Rrahmani asiston

Më: 17 maj 2026 Në ora: 19:38
Albion Rrahmani

Sparta e Pragës, ka shënuar fitore të rëndësishme në elitën e futbollit çek, duke triumfuar me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Slovan Liberec.

Skuadra mysafire dominoi takimin dhe vulosi fitoren në minutat e fundit të ndeshjes. Goli i dytë u realizua nga Lukáš Haraslín në minutën e 86-të, pas një aksioni të bukur ofensiv.

Kontribut të rëndësishëm në këtë gol dha edhe futbollisti Albion Rrahmani, i cili asistoi për Haraslin dhe regjistroi një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Spartës së Pragës.

Me këtë fitore, Sparta vazhdon garën për kreun e tabelës në kampionatin çek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat