Atletico Madridi thellon krizën e Gironas

Futboll

Atletico Madridi thellon krizën e Gironas

Nga: K.G. Më: 17 maj 2026 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi arriti tre pikë të mëdha në luftë për vend të tretë në kampionatin spanjoll.

Atletico triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Girona-s, në takimin e javës së 37-të.

Girona thellohet edhe më shumë në krizë dhe do të ketë të vështirë për të mbijetuar në shoqërinë e më të mirëve.

Futbollisti Lookman shënoi në minutën e 21-të. 

Atletico e zë vendin e katërt me 69 pikë, ndërsa Girona është në të 18-tin me 40.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat