Dybala mund të qëndrojë te Roma

Futboll

Dybala mund të qëndrojë te Roma

Më: 19 maj 2026 Në ora: 19:58
Paulo Dybala

Paulo Dybala mund të qëndrojë te Roma, ndonëse kontrata e tij skadon më 30 qershor. Sulmuesi argjentinas kishte lënë të kuptohej para derbit me Lazion se ndeshja në “Olimpico” mund të ishte e fundit për të me fanellën verdhekuqe.

Megjithatë, mundësia e rinovimit nuk është përjashtuar dhe gjithçka pritet të diskutohet pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Kualifikimi në Champions League konsiderohet vendimtar për aspektin ekonomik dhe projektin sportiv të klubit. Dybala ka shprehur gatishmëri për të ulur pagën dhe për të pranuar një kontratë me bonuse të lidhura me paraqitjet dhe rendimentin.

Agjenti i tij, Carlos Novel, ishte në Romë për derbin ndaj Lazios dhe zhvilloi kontakte me klubin, por pa marrëveshje konkrete. Vendimi final për të ardhmen e lojtarit pritet pas javës së fundit të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat