Ajo që ndodhi të dielën në Mynih gjatë festimeve të titullit nga Bayern është tronditëse aq dhe qesharake.
Me të mbërritur në Marienplatz, Vincent Kompany kuptoi se e kishte lënë trofeun në shtëpi, pasi i ishte besuar gjatë natës pas festës private të lojtarëve.
Gruaja e tij e solli përsëri, por nuk mundi të hynte në ndërtesën e bashkisë.
Katër oficerë policie dhe një roje sigurie e çuan trofeun nga hyrja e pasme përpara se t’ia dorëzonin ekipit të Bayern.