Del Piero rikthehet te Juventusi?

Futboll

Del Piero rikthehet te Juventusi?

Më: 20 maj 2026 Në ora: 15:10
Alessandro Del Piero

Vizitë surprizë te Juventus.

Legjenda dhe ish-kapiteni bardhezi, Alessandro Del Piero, është shfaqur gjatë ditës së sotme në qendrën mjekësore të klubit, JMedical, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve të pranishëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, prezenca e Del Pieros në ambientet e klubit u prit me entuziazëm nga tifozët, të cilët e njohën menjëherë ikonën e Juventusit dhe e përshëndetën mes ovacionesh.

Vizita e ish-numrit 10 bardhezi ka ngjallur interes të madh, edhe pse nuk janë dhënë detaje konkrete mbi arsyen e pranisë së tij në qendrën mjekësore të klubit.

Ndërkohë, skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, derbin e rëndësishëm ndaj Torino, një sfidë që konsiderohet vendimtare për objektivat sezonalë të Juventusit.

Bardhezinjtë janë të detyruar të marrin tri pikët në derbin e qytetit, ndërsa paralelisht shpresojnë edhe në hapa fals të rivalëve direkt në garën për një vend në UEFA Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat