“Ngec” rinovimi me dy lojtarë te Interi

Futboll

“Ngec” rinovimi me dy lojtarë te Interi

Më: 20 maj 2026 Në ora: 20:26
Interi

Pas marrëveshjes së arritur me trajnerin Cristian Chivu deri në vitin 2029, drejtuesit e Interit po përballen me vështirësi për rinovimin e dy mbrojtësve, Yann Bisseck dhe Carlos Augusto.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në vitin 2028 dhe bisedimet e muajve të fundit kanë ngecur si për arsye financiare, ashtu edhe për shkak të hapësirave në formacion.

Braziliani Augusto kërkon të aktivizohet më shumë, por konkurrenca me Federico Dimarco-n dhe Alessandro Bastoni-n e bën të vështirë këtë gjë.

Situata e tij lidhej me një kalim të mundshëm të Bastonit te Barcelona, por kjo pistë është ftohur pasi trajneri Hansi Flick kërkon një tjetër profil mbrojtësi.

Nga ana tjetër, gjermani Bisseck është kthyer në një pikë kyçe për ekipin, por janë shtuar zërat për një interesim të Bayern Munich. Drejtuesit Marotta dhe Ausilio nuk do të pranojnë kërkesa të larta për paga, por largimi i mundshëm i tyre do të detyronte një revolucion në prapavijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat