Njoftimi i skuadrës së Gjermanisë ishte planifikuar të vinte më herët. DFB e shtyu atë për më 21 maj, pas eliminimit të Bajernit nga Liga e Kampionëve dhe përfundimit të Bundesligës, gjë që i ka dhënë trajnerit disa javë shtesë për të vendosur mbi listën finale prej 26 lojtarësh.
Grupi E i jep Gjermanisë një rrugë të qartë drejt fazës me eliminim direkt. Curacao më 14 qershor,
Bregu i Fildishtë më 20 qershor dhe Ekuadori më 25 qershor është një short që duhet të prodhoj 9 pikë dhe vendin e parë. Por është gjithashtu një short që krijon presion.
Një hap fals ndaj njërës prej këtyre tre skuadrave do ta kthente turneun në një referendum mbi Nagelsman pas vetëm një ndeshjeje. Rikthimi i mundshëm i Manuel Nojer është tema kryesore. Portieri i Bajernit u tërhoq nga kombëtarja pas Euro 2024 dhe diskutimet për një rikthim kanë dominuar mediat gjermane prej javësh. Nëse Nagelsman zgjedh Nojer, Bauman me shumë gjasa do të duhet të pranoj rolin e portierit të dytë.
Gjendja fizike e Jamal Musiala mbetet pikëpyetja tjetër e madhe. Ai humbi javët e fundit të Bundesligës për shkak të një problemi muskulor që jo gjithmonë shfaqet qartë në stërvitje. Nëse është në formë, ai luan. Nëse jo, Nagelsman ka nevojë për një sulmues të krahut të majtë që mund të përballoj blloqe kompakte mbrojtëse. Gjashtë vende në skuadër janë realisht të hapura. Ky është një numër i lartë për një trajner që teorikisht duhet të ketë një bërthamë të konsoliduar, dhe kjo tregon se sa shumë nga kjo skuadër po ndërtohet në maj dhe jo që në dhjetor. Për lojtarët që vijnë nga kampionati vendas dhe jo nga klubet jashtë Gjermanisë, pyetja më e madhe është nëse forma me klubet përkthehet edhe në kombëtare.
Florian Virtz pati sezonin më të mirë të karrierës te Leverkuseni vitin e kaluar, por ka hasur vështirësi te Liverpuli.
Megjithatë, forma e tij me Gjermaninë ka qenë e mirë, ndaj ai pritet të jetë forca kryesore kreative e ekipit në qendër.
Debatet mbi pozicionin e Xhoshua Kimish janë qetësuar. Vlera e Xhonatan Tah është rritur ndjeshëm dhe ai tashmë konsiderohet si pjesë e dyshes titullare në qendër të mbrojtjes. Gjermania hyn në turne me pritshmëri të përziera.
Brenda vendit, mediat kanë qenë më të përmbajtura se në çdo turne tjetër që nga viti 2018. 21 maji është dita kur skuadra bëhet zyrtare. Deri atëherë, çdo përditësim mbi dëmtimet vazhdon të ketë rëndësi.