Haaland befason me reagimin

Futboll

Haaland befason me reagimin

Më: 23 maj 2026 Në ora: 11:24
Haaland e Guardiola

Gjithçka që fillon, një ditë mbaron. Pas 10 sezonesh në drejtimin e Manchester City, spanjolli Pep Guardiola do të drejtojë këtë të diel ndeshjen e tij të fundit në klubin ku ka qëndruar më gjatë si trajner.

Ai largohet pas një sezoni të çuditshëm; i dobët në Champions League dhe me luhatje në Premier League, por me suksese në kupat vendase, ku fitoi dy trofe. 

Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh te City dhe lojtarët e tij, përfshirë Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez reagoi në rrjetet sociale në mënyrë të veçantë, duke shkruar:

“Do të më mungojnë bisedat e Pep në fushë”, shoqëruar me “emoji” të qeshurash. Një mesazh i thjeshtë, por domethënës, që tregon marrëdhënien e veçantë mes lojtarit dhe trajnerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat