Klubi i futsallit Prishtina 01 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-off-it, pasi u mposht nga FC Liqeni me rezultatin 4:3.
“Takimi u zhvillua në palestrën Ilaz Kodra në Skenderaj, për shkak se në Pallati i Rinisë dhe Sporteve nuk kishte termin të lirë.
Drilon Maxharraj realizoi dy gola, ndërsa një herë shënoi edhe Ari Kaqanolli.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Drenas, ku FC Prishtina 01 do të kërkojë reagimin dhe rikthimin në seri. Tani skuadrës i duhen dy fitore për të siguruar kualifikimin në finale.
Ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, ekipi duhet të tregojë karakter, forcë dhe mentalitet fitues për ta përmbysur situatën”, njofton FC Prishtina 01.