KFF Mitrovica shpallet kampione e Kosovës në Superligë

Futboll

KFF Mitrovica shpallet kampione e Kosovës në Superligë

Më: 25 maj 2026 Në ora: 20:32
KFF Mitrovica

KFF Mitrovica ka fituar zyrtarisht titullin kampion në Siguria Superligën e Kosovës për edicionin 2025/26, duke e kurorëzuar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm në futbollin e femrave.

Ky është titulli i shtatë kampion në historinë e pasur të klubit mitrovicas.

Me këtë sukses të radhës, KFF Mitrovica konfirmon edhe një herë vazhdimësinë, organizimin e lartë dhe dominimin absolut në elitën e futbollit të femrave në Kosovë.

Kjo, duke siguruar njëkohësisht edhe biletën për garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat