Brezi i hershëm zhvishte femrat, Armela zhvesh futbollistët, ja kush e thotë nga shqiptarët

Futboll

Brezi i hershëm zhvishte femrat, Armela zhvesh futbollistët, ja kush e thotë nga shqiptarët

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:46
Gëzim Sinemati

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Armela Hyseni është bërë mjaft popullore në futbollin shqiptar.

Gati çdo javë, ajo shkon në stadium për të parë ekipe të ndryshme.

Edhe pse fillimisht u shpreh se një tifoze besnike e Partizanit, kohët e fundit ka filluar të “tradhtoj” ekipin e kuq, e ku në jo pak raste ka arritur të sigurojë edhe fanella nga lojtar të ndryshëm.

Të ftuar të zakonshëm në emisionin “Procesi Sportiv”, gazetari Gëzim Sinemati dhe Armela Hyseni janë bërë temë diskutime.
Ishte pikërisht deklarata e Sinematit që bërë gjithë studion të qeshte:

“Më tha një futbollist para disa kohësh:

‘Më përpara, brezi i hershëm i futbollistëve, i zhvishnin femrat, Armela po zhvesh futbollistët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat