Bashkimi 1947: Kemi arritur objektivat e vendosura 

Futboll

Bashkimi 1947: Kemi arritur objektivat e vendosura 

Nga: K.G. Më: 26 maj 2026 Në ora: 17:55
Bashkimi nga Kumanova

Bashkimi nga Kumanova ka pasur një edicion të lakmueshëm në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare përfundoi në vend shtatë me 42 pikë të grumbulluara.

“Pas përfundimit të sezonit 2025/26, FC Bashkimi 1947 arriti objektivat e vendosura.

Pas rikthimit në Ligën e Parë pas 16 viteve, në vitin tonë të parë synimi ishte stabilizimi në ligë dhe ia dolëm me sukses.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa njerëzit, kompanitë, firmat dhe sponsorët tanë që na ndihmuan gjatë këtij udhëtimi.

Klubi është mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan dhe secilin veç e veç e falënderon nga zemra.

Shpresojmë që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha së bashku.
Ju faleminderit të gjithëve!”,
ka shkruar në faqen e FC Bashkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat