Roma zyrtarizon blerjen e sulmuesit

Futboll

Roma zyrtarizon blerjen e sulmuesit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 18:34
Roma

Roma ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të qendërsulmuesit Donyell Malen nga Aston Villa, e cila ishte një detyrim pas kualifikimit të verdhekuqve në Kupat e Europës, konkretisht në Champions League.

Holandezi u transferua gjatë merkatos së janarit dhe në 20 ndeshje me verdhekuqtë, ka shënuar 15 gola. Në barë të marrëveshjes së bërë në janar, Roma është e detyruar të paguajë 25 milionë euro në arkat e Aston Villa-s.

“AS Roma mund të konfirmojë se ka përfunduar nënshkrimin e Donyell Malen me një marrëveshje të përhershme.

Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2030. Urime, Donyell”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat