Çuditë nuk kanë fund te Milani

Futboll

Çuditë nuk kanë fund te Milani

Më: 28 maj 2026 Në ora: 14:55
Antonio Konte

Tashmë është zyrtare. Trajneri Vinçenzo Italiano dhe Bolonja kanë ndarë rrugët.

Napoli është një nga klubet e interesuara për Italianon deri tani, pas largimit të teknikut Antonio Konte.

Masimiliano Alegri ndërkohë akoma nuk është njoftuar zyrtarisht me shkarkimin e tij nga ana e klubit, edhe pse Milani ka publikuar largimin e tij.

Ky lajm i çuditshëm nga Italia, tregon se Alegri duhet të presë kuqezinjtë fillimisht për të pasur mundësinë e një tjetër bashkëpunimi.

Përfaqësues të Napolit janë takuar me Alegrin sot. Dhe italiani shfaqet i gatshëm për të pranuar një ofertë 2-vjeçare, nëse Napoli i beson.

Tashmë mbetet për t’u vendosur. Fillimisht përfundimi i kontratës me Milanin, më pas nëse do të jetë Alegri apo Italiano në krye të Napolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat