Kasalla prezantohet në Premier League

Futboll

Kasalla prezantohet në Premier League

Më: 29 maj 2026 Në ora: 16:58
Irgi Kasalla

Irgi Kasalla është futbollisti më i ri i Kolos Kovalivka.

Është vetë skuadra e cila militon në Premier League-n ukrainase, që e ka prezantuar lojtarin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku mesfushori shfaqet i entuziasmuar për nisjen e kësaj aventureje të re.

Kasalla ka nënshkruar një kontratë për 3.5 vite, e cila do ta mbajë të lidhur me këtë skuadër deri në fundin e vitit 2029.

23-vjeçari ishte protagonist me Vorën këtë sezon, pasi përmes 13 golave të shënuar dhe 5 kontributeve me asist, mundi t'i ndihmonte vorakët drejt qëndrimit në "Abissnet Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat