Të kuqtë hedhin themelet e projektit fitues

Futboll

Të kuqtë hedhin themelet e projektit fitues

Më: 30 maj 2026 Në ora: 12:40
Partizani

Partizani shkon "fresh" për sezonin e ri, të kuqtë hedhin themelet e projektit fitues!

Përqëndrimi në këto momente te Partizani, në prag të përgatitjeve për sezonin e ri është fokusuar kryesisht tek ruajtja e një pjese të konsiderueshme të lojtarëve të rinj, të cilët mbajnë dhe “shtyllën” e projektit për të ardhmen.

Kështu, pasi finalizuan me sukses rinovimet me David Atanaskoskin, Marcelino Prekën, Albion Markun dhe Albers Kekon, radha për të hedhur “të zezën mbi të bardhë” i ka ardhur Redon Ismajlit, 23-vjeçarit i cili shihet me perspektivë te “Demat” dhe që pati goxha ndikim gjatë këtij sezoni.

Krahas “freskisë” në kontigjent, kujtojmë se nga Partizani janë larguar Vusal Isgandarli, Carlos Martinez dhe Amos Nondi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat