Bernardo Silva është gati t’i bashkohet projektit të Barcelonës së Hansi Flik për sezonin e ardhshëm në të cilin klubi blaugrana, do të jetë në gjendje të nënshkruajë dhe të regjistrohet normalisht pas pesë vitesh vështirësi në treg.
Bisedat për transferimin e tij po zhvillohen, por nuk janë mbyllur. Drejtuesit sportiv dhe presidenti e duan atë si “blaugrana” dhe vetë futbollisti i ka dhënë përparësi ofertës katalanase përpara atyre që ka në tryezë nga klubet si Atletiko, ose Benfika, nga Turqia, Franca, Italia dhe Arabia Saudite. Lojtarit portugez nuk i mungojnë opsionet, por prioriteti i tij është Barcelona.
Megjithatë, për të finalizuar operacionin, trajneri i Barçës Hansi Flik, duhet të japë dritën jeshile. Për momentin, gjermani nuk duket se ndan entuziazmin e eprorëve të tij (drejtorit sportiv dhe presidentit) sepse edhe pse e vlerëson Bernardon, ai beson se është një pjesë e së kaluarës, dhe akoma më shumë ai sheh që e ka ka një skuadër të plotë me mesfushorë cilësorë.
Për Dekon është një mundësi tregu sepse lojtari do të mbërrinte me një transferim falas dhe me qëllimin e qartë për të ulur kontratën që kishte te Siti. Drejtori sportiv i Barcelonës që e njeh mirë Silvën beson se ai nuk do të ishte problem në dhomën e zhveshjes, se ai do të siguronte atë udhëheqje që Flik kërkon aq shumë në një ekip shumë të rinjsh. Taktikisht, ai mund të ishte një pjesë që do t’i jepte Pedrit një pushim në mesfushë dhe që ai ndonjëherë m