Blerim Xhemaili e thotë hapur për Granit Xhakën

Futboll

Blerim Xhemaili e thotë hapur për Granit Xhakën

Nga: K.Goca Më: 3 qershor 2026 Në ora: 15:57
Blerim Xhemaili

Gjatë karrierës së tij ka luajtur futboll në nivelin më të lartë në mbarë botën, ka fituar disa tituj kampioni dhe kupa, si dhe ka marrë pjesë në tri Kampionate Botërore me Zvicrën, duke regjistruar gjithsej 69 paraqitje me kombëtaren, Blerim Xhemaili e di mirë se për çfarë flet kur analizon futbollin.

Dhe këtë do ta bëjë tani rregullisht te mediumi zviceran “Blick”.

40-vjeçari do të jetë ekspert në podcastin e futbollit “Forza!”, ku do të vlerësojë paraqitjet e Zvicrës në Botëror dhe gjithçka rreth saj, si dhe në të ardhmen do të analizojë edhe Superligën zvicerane.

Në paraqitjen e tij të parë në “Forza!”, ai foli për përshtypjet nga ndeshja e parë miqësore kundër Jordanisë, pyetjet e hapura që ende ekzistojnë dhe sa larg mund të shkojë Zvicra në Kampionatin Botëror.

“Askush nuk mund të krahasohet me Granitin. Ai është në më vete dhe ndoshta futbollisti më i mirë zviceran i të gjitha kohërave”, shprehet Xhemaili.

A mund ta imagjinoni kombëtaren pa Granit Xhakën? Prej kohësh spekulohet se ky Botëror mund të jetë turneu i tij i fundit.

“Nga mënyra si e njoh Granitin, nuk mund ta imagjinoj që të tërhiqet nga kombëtarja pas këtij Botërori.

Fizikisht është në gjendje shumë të mirë dhe ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Sunderlandin.

Në këtë formë, Zvicra nuk mund të bëjë pa të”, tha Xhemaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat