Fanella e Gabrielit po shitet me të madhe

Futboll

Fanella e Gabrielit po shitet me të madhe

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 17:41
Gabrieli

Gabriel ishte fytyra tragjike e Arsenalit në finalen e UEFA Champions League, ndaj PSG-së.

Mbrojtësi humbi penalltinë vendimtare që ia dhuroi titullin skuadrës franceze.

Gazetari, Fabrizio Romano ka publikuar një statistikë interesante që ka protagonist pikërisht mbrojtësin brazilian.

350 për qind janë rritur shitjet e fanellave të futbollistit të Arsenalit.

Kjo duket se po bëhet për ta mbështetur futbollistin, i cili sigurisht që ndjehet shumë fajtor për humbjen e titullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat